
DRITA (SINAN BUJUPI) AJAZI
(2.8.1948 - 23.12.2017)E dashur Dritë,
E dashur Nënë,
E dashur Gjyshe,
E dashur Stërgjyshe,
Sot u mbushën tre vjet që shkove në përjetësi si ylli polar për të jetuar gjithmonë në shkëlqimin e diellit.
Pusho e qetë në parajsën e përjetshme.
Të qoftë i lehtë dheu i Amerikës, mikes së përjetshme të kombit shqiptar!
E përkujtojnë: bashkëshorti Tahiri, vajzat Vlora, Ardiana, Arbëria e Saranda, rejat Saranda e Dorina, djemtë Enveri e Gentriti, nipat Butrinti, Tarioni, Venhari, Altoni, Elioni, Krenari, Lioni e Trimi, mbesat Tansu, Endrina, Altiona, Melody e Sierra dhe stërmbesa Barta.