Sot u bë 1 vit pa ty, mamë

IGBALLE GJOSHA - MIFTARI

IGBALLE GJOSHA - MIFTARI

Dita që ndryshoi jetën tonë përgjithmonë.
Ajo ditë tetori...
Akoma e ndiej të ftohtit e asaj dite,
Pritjet e gjata,
Shpresat e mbajtura gjallë me gjithë fuqinë që kishim,
Frikën që po rritej,
Dridhjet e trupit që donin të na lajmëronin për atë që po
na priste,
Realiteti i hidhur,
Dhimbja e papërballueshme!
Ngjarjet e kësaj dite
U gdhendën përgjithmonë në mendjet tona,
Bota jonë u shndërrua në një vend të zymtë e të boshatisur
nga mungesa jote!
Deri në ditën kur do të takohemi përsëri do të na mbajë
gjallë dashuria që mbolle në zemrat tona!
Pusho e qetë, o engjëlli ynë mbrojtës!

Të përkujtojnë me mall fëmijët e tu: Vlora, Kadrija, Valbonja, Pajaziti dhe Visari.

Data e publikimit: 23.10.2020
Shpërndaje
Të tjera