Kroacia është kualifikuar në finale të Lojërave Olimpike në vaterpolo.
Ndërkohë vaterpolisti masiv kroat, Josip Vrliq është bërë sensacioni i radhës në Lojërat e Parisit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKa shumë postime në “X” lidhur me trupin masiv të tij dhe jo shumë të definuar me muskuj. Një fotografi e tij i ka mbi 20 mijë shikime, shkruan “gol.hr”.
Vrliqi është i gjatë 198 centimetra dhe peshon 135 kilogramë.
Njohës të vaterpolos kanë shpjeguar se pse pesha në këtë sport të ujit është shumë e rëndësishme.
Vrliqi luan në pozitën e qendrës dhe gjatë gjithë ndeshjes përballet me lojtarët kundërshtarë. Dhe në duele të vazhdueshme, pesha e gjatësia është shumë e rëndësishme. Vrliqi është prej qendrave më të mira në botë aktualisht.