Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Paris 2024

Një balenë “shfaqet” në garat olimpike të surfimit

Balena Surf

Foto: AP

Gjithë sytë ishin të drejtuar kah oqeani në ditën e fundit të garave olimpike në surfim. 

Dhe në detin në Tahiti, papritur u shfaq një mysafir befasues – një balenë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në distancë të sigurt nga garueset Tatian Westin-Webb të Brazilit dhe Brisa Hennessy të Kosta Rikës, që po garonin në gjysmëfinale, balena u ngrit lartë dhe u dha shikuesve dhe fotografëve momentin olimpik të jetës. 

Nuk është e pazakontë që zogj, foka e madje edhe peshkaqenë të shfaqen gjatë surfimit. 

Në Tahiti, ku u mbajt gara e surfimit në Lojërat Olimpike Parisi 2024, 10 mijë milje larg kryeqendrës franceze, balenat mblidhen rreth ishujve gjatë sezonit të çiftëzimit e lindjes. 

Tahiti i ka disa zona të mbrojtura detare. 

Gara e surfimit ishte shumë interesante.

VIDEO: