Guerschon Yabusele shënoi 17 pikë në fitoren e Francës kundër Gjermanisë në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike që po mbahen në Paris. Franca mposhti Gjermaninë me rezultatin 73-69 të enjten.
Isaia Cordinier shtoi 16 pikë dhe Victor Wembanyama 11 pikë dhe shtatë kërcime për Francën që siguron për herë të dytë paraqitjen në finale të Lojërave Olimpike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër Gjermaninë më së shumti pikë shënoi Dennis Schroder. Ai shënoi 18 pikë, kurse Franz Wagner i shtoi dhjetë pikë e tetë kërcime. Finalja luhet të shtunën.