Miltiadis Tentoglou e ka fituar medaljen e artë në kërcim së gjati në Lojërat Olimpike që po mbahen në Paris, duke kërcyer 8.48 metra.
Gara u zhvillua në “Stade de France” në praninë e 80 mijë shikuesve.
Wayne Pinnock i Xhamajkës fitoi medaljen e argjendtë, duke kërcyer 8.36 metra, ndërsa italiani Mattia Furlani fitoi të bronztën.
Italiani kërceu 8.34 metra.