Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
NËPËR FILM

“Zgjoi”, filmi i bazuar në histori të vërtetë i Blerta Bashollit

Një javë para premierës botërore të filmit “Zgjoi” në kuadër të Festivalit të filmit “Sundance”, regjisorja dhe skenaristja e këtij projekti, Blerta Basholli, në një intervistë për emisionin “Nëpër Film”, tregoi për procesin e xhirimeve dhe postproduksionit.

“Zgjoi” e rrëfen historinë e vërtetë të një gruaje nga fshati Krushë e Madhe, Fahrije Hoti, e cila në film portretizohet nga aktorja e njohur kosovare, Yllka Gashi. Regjisorja Basholli tha se nga fillimi e kishte menduar Yllkën për këtë rol, dhe nuk e imagjinonte dikë tjetër ta sjellë në ekran historinë e dhimbshme por edhe inspiruese të zonjës Hoti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tutje, Blerta tregoi se gjithë ekipi prapa realizimit të filmit është gëzuar jashtë mase, që projekti i tyre është futur në garën kryesore të festivalit “Sundance”, dhe ndër të tjera tha se mezi pret që t’ia prezantojë atë edhe publikut në Kosovë.