I ftuar këtë javë në emisionin "Nëpër Film" ishte regjisori, Sovran Nrecaj. Filmi i tij dokumentar, "Fran and Verka...", së shpejti merr pjesë në një tjetër festival prestigjioz në New York.
Ndër të tjera, Nrecaj tregoi detaje rreth temës së këtij filmi, pritjen që i ka bërë publiku ndërkombëtar, sfidat e realizimit të tij dhe shumëçka tjetër.
Kryepersonazhet e filmit “Fran dhe Verka”, janë të vetmit banorë të Vërnakollës - vendi ku u takuan për herë të parë shumë vite më parë, u martuan dhe që atëherë jetojnë bashkë. Ata kujtojnë një fshat të gjallë ku fëmijët luanin në rrugë dhe dasmat zgjasnin për një javë. Pas luftës së vitit 1999 në Kosovë, gjithçka ndryshoi. Të gjithë përveç Franit dhe Verkës u larguan nga fshati. Historia e tyre është një dëshmi e lidhjeve të pathyeshme me atë që ne e quajmë shtëpi dhe me vendin të cilit i përkasim.
-
“Shame and Money” me krenarinë e mbijetesën drejt “Sundance”
-
“Hana” nis rrugëtimin me festivalin e filmit në Goa të Indisë, të shtunën në “Nëpër Film”
-
Forumi i Filmit të Shkurtër u hap rrugë dhjetë projekteve filmike në “DokuFest”
-
“Shame and Money” në Karlovy Vary në mesin e elitës së filmit
-
Dokumentari që deshi t’i bëjë heronj i ktheu në të dyshuar për masakrën e Reçakut