NËPËR FILM

Filmi “Adnan Kafazi” vjen i pasur me komedi, dramë dhe aksion

Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

Shumë shpejt publiku do të ketë rastin të argëtohet me filmin e ri, “Adnan Kafazi”, i cili i takon zhanrit komedi, dramë dhe aksion dhe është vazhdim i dy filmave të kaluar, “Zonjusha” dhe Diamanti”.

Besart Sllaminiku, protagonist, skenarist dhe producent i këtij projekti, ishte i ftuar në studion e emisionit “Nëpër Film” për të ndarë hollësi rreth xhirimeve të filmit, temës që e trajton ky vazhdim i tretë, kastës së pasur të aktorëve dhe shumëçka tjetër.