NËPËR FILM

Filmi kosovar “Luaneshat e Kodrës” me premierë botërore në Festivalin e Kanës

 

“Luaneshat e Kodrës” do të jetë filmi i parë i metrazhit të gjatë nga Kosova që do ta shfaqë premierën në Festivalin e Kanës, një ndër ngjarjet më prestigjioze në botën e filmit.

E njohur kryesisht si aktore, Luàna Bajrami me këtë film e vulos suksesin e saj edhe si regjisore, si dhe ka mundësinë që të dalë edhe me çmim nga ky festival, ani pse nuk është pjesë e garës zyrtare. Bajrami ishte e ftuar në emisionin “Nëpër Film” me ç’rast tregoi gjithçka rreth këtij projekti, i cili vjen i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe prodhuar nga “OrëZanë Films” (Kosovë), “Vents Contraires” (Francë) dhe “Acajou Productions” (Francë).