NËPËR FILM

“Table Stories”, filmi që bazohet në ngjarje reale dhe i xhiruar në pandemi

Ëndrrat e të rinjve dhe kriticizmi ndaj institucioneve, janë dy anët e filmit “Tables Stories”, nën regji të Samir Karahodës. Projekti i shkurtër filmik hibrid, i zhanrit doku-fiction, është në mesin e filmave të xhiruar në kohë pandemie.

Skenari, i shkruar po ashtu nga Karahoda, bazohet në ngjarjet e pjesëtarëve të pingpongut, që pas pranimit në Federatën Ndërkombëtare të Pingpongut me të drejta të plota e kuptojnë që nuk kanë hapësirë për stërvitje. Kjo situatë i nxit dy entuziastë të mobilizohen për ta riaktivizuar klubin e pingpongut dhe përgatitjet për gara të mëdha ndërkombëtare. Por ata nuk janë të vetëdijshëm se çfarë i pret.