Përfaqësuesit e shteteve të Ballkanit Perëndimor kanë zhvilluar një drekë joformale me përfaqësuesen e lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas.
Në takim ka marrë pjesë kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha,, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, Presidneti I Malit të Zi, Jakov Milatoviq, ministër i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Bosnjë dhe Hecegovinës, Dino Konakoviq.
Për takimin dhe temat e diskutimit nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga Qeveria e Kosovës, por në një njoftim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bosnjë dhe Hercegovinës thuhet se temë e diskutimit ka qenë stabiliteti rajonal.
Gjithashtu thuhet se ministri Konakoviq ka ngritur çështjen e nderimeve shtetërore që Serbia i ka bërë në ceremoninë e varrimit të të dënuarit për gjenocid Ratko Mlladiq.
🇧🇦 Foreign Minister @dinokonakovic joined Western Balkans partners for an informal lunch hosted by EU High Representative for Foreign Affairs and Security Policy and Vice-President of the European Commission @kajakallas.
— Министерство за надворешни работи на БиХ 🇧🇦 (@mfa_bih) Septemvri 23, 2026
Regional stability was at the heart of the discussion.… pic.twitter.com/LKgbIWHDoa