TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

Batı Balkan ülkelerinin temsilcileri New York'ta Kallas ile bir araya geldi.

kurti- kallas

Përfaqësuesit e shteteve të Ballkanit Perëndimor kanë zhvilluar një drekë joformale me përfaqësuesen e lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas.

Në takim ka marrë pjesë kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha,, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, Presidneti I Malit të Zi, Jakov Milatoviq, ministër i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Bosnjë dhe Hecegovinës, Dino Konakoviq. 

Për takimin dhe temat e diskutimit nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga Qeveria e Kosovës, por në një njoftim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bosnjë dhe Hercegovinës thuhet se temë e diskutimit ka qenë stabiliteti rajonal.

Gjithashtu thuhet se ministri Konakoviq ka ngritur çështjen e nderimeve shtetërore që Serbia i ka bërë në ceremoninë e varrimit të të dënuarit për gjenocid Ratko Mlladiq.