Autobusët e Trafikut Urban pritet që shumë shpejt të pajisen me Wi-Fi.
Kështu është bërë e ditur të dielën nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama ka njoftuar se po punohet në mundësinë që udhëtarët ta kryejnë pagesën e biletës edhe me anë të mesazheve.
“Shumë shpejt autobusët e Trafiku Urban Prishtinë do të pajisen me Wi-Fi. Udhëtarët po ashtu do të mund të bëjnë pagesën e biletës me sms përmes operatorëve telefonik Vala dhe Ipko”, ka shkruar ai.