Metro

INPO i sheh me shqetësim “pazaret” nga opozita në Prishtinë

 

Me shqetësim i ka parë organizata joqeveritare INPO zhvillimet e së enjtes në Komunën e Prishtinës, kur opozita, e përkrahur nga kryesuesi Fehmi Kupina, shkarkoi aksionarët e vjetër të ndërmarrjeve publike dhe i emëroi të rinjtë, kryesisht nga radhët e veta, por edhe tre “të panjohur”.

Sipas Valmir Ilazit nga kjo organizatë, opozita e përbërë nga Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca Kosova e Re, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma u bashkuan “për t’i kapur ndërmarrjet publike”.