Opozita merr drejtimin e ndërmarrjeve publike në Prishtinë

Opozita merr drejtimin e ndërmarrjeve publike në Prishtinë
Ndërmarrjet publike në Prishtinë i janë marrë PDK-së dhe LDK-së nga LVV-ja, AKR-ja dhe AAK-ja.
Asamblisti Endrit Zabërgja nga AKR ka thënë se lidhur me shkeljet në ndërmarrjet publike është koha e fundit të reagojnë.
“Në emër të anëtarëve nënshkrues më lejoni të paraqes arsyetimin për pikën e parë të rendit të ditës. Për parregullsitë, shkeljet ligjore mosraportimin e rregullt dhe ankesën e qytetarëve në lidhje me këto ndërmarrje. Konsiderojmë që është koha e fundit që të reagojmë. Prandaj propozojmë shkarkimin e aksionarëve në 10 ndërmarrje publike të zgjedhur më 18 mars”, ka thënë ai.
Anëtarët e rinj të emëruar në borde janë: Nora Kelmendin, Gëzim Mehmeti dhe Sami Borovcin në “Termokos”, Femi Osmani dhe Petrit Reçica në ndërmarrjen “Pastrimi”, Triera Kosumi dhe Gëzim Sveçla në “Trafikun Urban”, Fatmir Kelmendi dhe Besnik Haziri në “Prishtina Parking”, Kushtrim Mushica dhe Endrit Gashi në “Pallatin e Rinisë”, Teutë Gjinolli dhe Arbnora Berisha në “Kuzhina Qendror” dhe Arianit Beqiri në NPB.
Me 26 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim emërohen aksionarët e rinj të ndërmarrjeve publike në Prishtinë.
Jep dorëheqje nga LDK-ja kryesuesi i Kuvendit të Prishtinës, Fehmi Kupina
Pa asamblistët e LDK-së e PDK-së ka nisur të mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës ku pritet të shkarkohen aksionarët e ndërmarrjeve publike.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal nga radhët e LDK-së, Fehmi Kupina ka dhënë dorëheqja nga kjo parti.
Ai është deklaruar kryesues i pavarur.
Kupina ka thënë se me iniciativën e disa asamblistëve dhe me nënshkrimin e 24 këshilltarëve sot kanë thirrur mbledhje të jashtëzakonshme.
Ai ka shtuar se nga sot është anëtar i pavarur i Kuvendit dhe nuk do të jetë pjesë e asnjë partie.
Kupina ka thënë se do t’i përfaqësojë qytetarët në mënyrë të pavarur.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

“Arbëria” bëhet me park të dizajnuar sipas arkitekturës japoneze

Biletat e "Trafikut Urban" nga sot mund të blihen me SMS

Musmurati thotë se në Prishtinë ka ende nxënës pa libra

10 mijë euro të hyra ditore nga parkingjet në Prishtinë

Bllokohen lejet ndërtimore për ndërtuesit borxhlinj në Prishtinë

I shkëputet kontrata kompanisë që po rinovonte shkollën “Gjergj Fishta” në Prishtinë

Anulohet koncerti i paraparë të mbahej në bulevardin “Xhorxh Bush” në Prishtinë

Flet xhaxhai i policit të vrarë në veri: Krenari është ta mbrosh çdo pëllëmbë të këtij shteti tonë

Musmurati kritikon Ministrinë e Arsimit për librat: Ka shkaktuar vonesa dhe humbje të orëve mësimore

Gjobiten qytetarët që zunë parkingjet e rezervuara për persona me aftësi të kufizuara

Për 5 orë sheshi zgjatet deri te rrethi me flamur
