Opozita në Prishtinë kërkon të shkarkojë aksionarët në ndërmarrjet publike komunale
Foto: KOHA
Opozita në Prishtinë ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme të Kuvendin Komunal.
Koha ka mësuar se opozita do të tentojë të marrë ndërmarrjet publike komunale duke shkarkuar aksionarët e koalicionit LDK-PDK dhe duke zgjedhur aksionarë nga partitë opozitare si Vetëvendosje e AKR.
Kërkesa për seancë është nënshkruar nga 24 këshilltarë komunal.
Që kërkesa është bërë nga opozita e ka konfirmuar Arlinda Kastrati nga zyra për media.