Metro

Bajqinovci paralajmëron koncertin më të madh të një artisti vendor në Prishtinë

 

Asamblisti i Kuvendit Komunal të Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Pëllumb Bajqinovci, ka paralajmëruar se më 28 korrik do të jetë koncerti më i madh i një artisti vendor në kryeqytet.

Ai ka thënë se shumë shpejt pritet të publikohet emri i tij dhe informatat e tjera. Koncerti pritet të mbahet te bulevardi “Xhorxh Bush”.