Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të një defekti kanë mbetur pa ujë rrugët “Nënë Tereza” dhe “Peja” në Bresje.
Sipas njoftimit, defekt ka pasur në sistemin e rrjetit të ujësjellësit në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë-Kosovë.
“Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë për një defekt në sistemin e rrjetit të ujësjellësit në rrugën ‘Nënë Tereza’ në Fushë Kosovë. Deri në riparimin e defektit nga ekipet e mirëmbajtjes pa furnizim me ujë mbesin: rruga ‘Nënë Tereza’ nga rrethi deri te stacioni i trenit si dhe rruga e ‘Pejës’ me Bresje”, thuhet në njoftim.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.