Metro

Mungesat e deputetëve s’lejojnë kthimin e AKA-s në ENQA dhe EQAR

Komisioni per Arsim
 

Si pasojë e mungesës së kuorumit, Komisioni Parlamentar për Arsim nuk arriti ta shqyrtonte Projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim, të martën. Ky projektligj vlerësohet jetik për kthimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare për arsim. Deputetët që munguan në mbledhjen e Komisionit dhanë si arsye vizitat jashtë vendit për kontrolle mjekësore dhe prishjen e veturës. E kryetari i Komisionit, Ardian Gola, i kritikoi ligjvënësit për mungesat

Komisioni Parlamentar për Arsim nuk arriti të martën të shqyrtojë Projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA), pasi munguan shtatë deputetë.

Vetëm tre deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje: Ardian Gola, Arjeta Fejza e Arijeta Rexhepi ishin të pranishëm në orën 10:00 në mbledhjen për shqyrtimin e Projektligjit, i cili është jetik për rikthim të kësaj agjencie në organizatat ndërkombëtare për arsim, siç janë: Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR) dhe Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA).