Arbëri

Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e tri shkollave në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se tri shkolla të reja do t’i shtohen kryeqytetit.

Ai në një status në Facebook ka shkruar se sot (e hënë) kanë nënshkruar kontratën për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e tri shkollave të reja në Prishtinë.

Shkollat do të ndërtohen në lagjet Sofali, Mati 1 dhe Veternik.