Metro

Filluan punimet e projektit të unazës në qendër, pritet shkarkimi i trafikut

 

Kanë filluar tw premten punimet e projektit të Unazës Qendër në lagjen Arbëria, për të cilin kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se është më i rëndësishmi në dhjetë vitet e fundit.

Rama theksoi se me këtë projekt do të mundësohet lëvizja më e mirë e trafikut dhe lidhja e Arbërisë me pjesët tjera të qytetit, pa krijuar kolona. Ai tha se projekti pritet të përfundojë brenda tre muajve dhe se faza e parë i ka kushtuar kryeqytetit mbi një milion euro.