Metro

Mbyllja e rrugës “Xhorxh Bush”, si do të funksionojë Trafiku Urban

 

Trafiku Urban në Prishtinë ka bërë të ditur se do të ndryshohet orari në rrjedhën e qarkullimit të autobusëve pas datës 26 nëntor, kur edhe do të mbyllet rruga “Xhorxh Bush”.

Komuna e Prishtinës njoftoi dje se rruga “Xhorxh Bush” do të mbyllet nga data 26 nëntor deri më 8 janar të vitit 2023, pasi planifikohet që aty të organizohen aktivitete të ndryshme për festat e fundvitit.