Arbëri

Mbesin të pandryshuara tarifat e “Termokosit”

“Termokosi” ka njoftuar se edhe këtë stinor konsumatorët do të paguajnë tarifat e njëjta.

“Termokos” ka thënë se Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka miratuar strukturën e re tarifore.

Sipas strukturës tarifat janë të njëjta.

Për konsumatorët shtëpiakë tarifa është 76 centë për metër katrorë, ndërsa për konsumatorë komercialë 95 centë për metër katrorë.

“Lajm i mirë për konsumatorët. ZRRE ka miratuar strukturën e re tarifore për konsumatorët e NP "Termokos" SH.A. për sezonin ngrohës 2022/2023. Sipas kësaj strukture, edhe këtë sezon ngrohës faturimi për konsumatorët banesor dhe afarist/institucional do të bëhet me tarifa të pandryshuara nga sezoni i kaluar”, thuhet nga “Termokosi”.

Image