Gjobitet me 100 euro qytetari në Prishtinë që la mbeturinat në trotuar
Një qytetar në Prishtinë është gjobitur me 100 euro pasi kishte lënë mbeturinat në trotuar, ndërsa po bënte renovimin e shtëpisë.
Komuna e Prishtinës ka njoftuar për gjobën, ndërsa ka thënë se do të gjobitem të gjithë ata që gjuajnë mbeturina me përjashtim në vendet e destinuara.
“Do të dënohen të gjithë ata që hedhin mbeturina në vende të tjera përveç në vendet e destinuara për hedhjen e tyre. Hedhja e pakontrolluar e mbeturinave ndikon negativisht në komunitetin dhe mjedisin tonë; inspektorati do të jetë në terren për të minimizuar sa më shumë këtë problem”, thuhet nga Komuna e Prishtinës.
Ndërkohë në gjobën që është ndarë nga inspektorët thuhet: “Gjatë renovimit të shtëpisë i njëjtë nga mëngjesi i ka lënë mbeturinat në trotuar”.