Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka publikuar një fotografi të një rasti kur kubëzat e betonit janë shtruar mbi një pusetë kanalizimi.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Loxhës”.
“Një rast i ditës së sotme në rrugën " Dëshmorët e Loxhës" , ku shtrimi i kubëzave të betonit është realizuar mbi pusetën e kanalizimit. Pastaj, pastrimi dhe zhbllokimi i pusetës është mëse i vështirë”, thuhet në njoftimin e KUR “Prishtina”.
