Policia ka gjobitur sot personat të cilët kanë lëvizur me biçikleta dhe trotinete elektrike në sheshet e Prishtinës.
Kohëve të fundit është shtuar numri i personave të cilët po lëvizin me trotinete në trotuare dhe sheshe.
Të martën është gjobitur edhe drejtori ekzekutiv i ORCA-s, Rron Gjinovci.
Derisa ka publikuar një fotografi bashkë me policët që e kanë dënuar gjithashtu edhe dënimin, ai ka thënë se është dënuar për mosrespektim të shenjave të trafikut të cilat ndalojnë hyrjen në shesh me biçikletë.

Artikuj të ngjashëm
-
Për katër ditë policia në kryeqytet shqiptoi 143 gjoba ndaj motoçiklistëve
-
Ligji i ri për trafik vjen me 200 euro gjobë për trotinetet në sheshe
-
Policia në Prishtinë konfiskon 12 motoçikleta
-
Mitrovica ndalon qarkullimin me trotinete dhe mjete të ngjashme në hapësirat publike
-
Ndalohet qarkullimi i trotineteve elektrike në sheshet e Prishtinës