Arbëri

Autobusët e linjës 3, nga e shtuna rikthehen në rrugën “Muharrem Fejza”

Trafiku Urban i Prishtinës ka njoftuar të enjten, se nga 25 qershori do të rikthehet qarkullimi i autobusëve të linjës 3 në rrugën “Muharrem Fejza”.

“Njoftojmë të gjithë qytetarët se nga data 25.06.2022 rikthehet qarkullimi i autobusëve të linjës Nr.3 në drejtim të rrugës ‘Muharrem Fejza’ sipas itinerarit dhe rendit të udhëtimit të mëhershëm”, thuhet në njoftim.

Autobusët e linjës 3 e kanë ndërprerë qarkullimin në “Muharrem Fejza” për shkak të punimeve të tejzgjatura që u kryen në këtë rrugë. Punimet kanë përfunduar disa javë më parë.