Arbëri

Breshri shkaktoi dëme edhe në fshatin Makovc

Breshri e erëra të fuqishme kanë goditur të martën rajone të ndryshme të Kosovës.

I prekur ishte edhe fshati Makovc i Komunës së Prishtinës.

Në videot e dërguara nga një banor i këtij fshati në Koha.net, shihet se breshri ka shkaktuar edhe dëme materiale.

Dëme në kultura bujqësore janë shkaktuar gjithandej Kosovës.