Gëzim Sveçla, asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, ka mirëpritur “tërheqjen e Festivalit “Sunny Hill” nga kërkesa për pronë për 99 vjet”.
Komuna e Prishtinës pati ndarë një pronë në Bërnicë për organizimin e festivalit. Megjithatë, vonimi i lëshimit të lejes nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, siç kanë thënë organizatorët, ka bërë që të detyrohet te zhvendosja e organizimit në Tiranë.
Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës ishte kundër që t’i jepet prona komunale festivalit.
“Duhet ta mirëpresim heqjen dorë të Sunny Hill nga insistimi për 99 vjet pronë. Tash çdo gjë është në rregull. Nuk ka arsye të braktiset Prishtina nga ky Festival, përveç nëse nuk është në pyetje ndonjë pazar tjetër, i mëhershëm”, ka thënë Gëzim Sveçla, shef i asamblistëve të VV-së në Prishtinë.
https://www.koha.net/kulture/330207/deshton-organizimi-ne-prishtine-sunny-hill-zhvendoset-ne-tirane/
-
VV-ja në Prishtinë akuzon Ramën për mungesë dokumentesh në çështjen e “Sunny Hillit”
-
“Sunny Hill” midis planeve për Prishtinën dhe ikjes së paralajmëruar
-
AAK-ja kishte votuar kundër që “Sunny Hillit” t’i jepej toka komunale, tash kritikon Qeverinë
-
“Sunny Hill” me 16.9 hektarë për 99 vjet në Bërnicë, zotohet për 6 milionë investim
-
“Sunny Hill” në pauzë për sivjet, ia mësyn Bërnicës më 2024