Metro

Komuna e Prishtinës do t’i pastrojë të shtunën rrugët “Mujë Krasniqi” dhe “Veli Dedi”

Foto: Komuna e Prishtines/Ilustrim
 

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se gjatë ditës së shtunë, duke filluar nga ora 09:00 do të bëjë pastrimin gjeneral të rrugës “Mujë Krasniqi” dhe rrugës “Veli Dedi”.

Sipas njoftimit të premten, pas pastrimit do të bëhet edhe rikultivimi i sipërfaqeve të gjelbëruara në këto hapësira.