Metro

Festivali i pranverës, me më shumë rrugë pa vetura në Prishtinë

 

Ushqime dhe pije falas janë në dispozicion për fëmijët, ndërkohë që ata po lozin dhe po vizatojnë në rrugë.

Me biçikleta me vete, nxënësit e shkollës fillore “Elena Gjika” po e shijojnë këtë festë në maksimum, përderisa Komuna e Prishtinës po e promovon lëvizjen e lirë e pa vetura brenda qytetit.