Metro

Unaza qendrore e Prishtinës testohet sërish si qarkore njëkahëshe

Foto: KOHA
 

Të shtunën dhe të dielën vazhdon testimi i dytë i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të kryeqyetetit në qarkore njëkahëshe për automjetet.

Qarkorja njëkahëshe gjatë kësaj fundjave do të jetë funksionale në drejtim të rrugëve: “Agim Ramadani” që nga semaforët pranë ish-mensës së studentëve e deri te rrethrrotullimi prapa ndërtesës së Komunës, “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia, rruga “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE, “Luan Haradinaj” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore, dhe “Garibaldi” deri te semaforët pranë “Grandit”.