Në inkurajim që qytetarët ta përdorin sa më shumë transportin publik dhe atë alternativ, Komuna e Prishtinës ka njoftuar përmes Facebookut se të shtunën dhe të dielën Trafiku Urban do të jetë falas.
Kjo është si rrjedhojë e përpjekjeve të Komunës që të përdorën sa më pak veturat në kryeqytet.
Në vazhdën e aktiviteteve për promovimin e lëvizjes së lirë nëpër kryeqytet, Komuna e Prishtinës të premten ka organizuar një “Festë n’Rrugë” , duke bllokuar rrugën përpara shkollës "Elena Gjika".
Ky ishte testim i radhës i Komunës së Prishtinës, të cilën po e bën për ndërgjegjësimin për lirimin e rrugëve afër shkollave për të mirën e fëmijëve dhe gjithë komunitetit përreth.
Të shtunën dhe të dielën, duke filluar nga ora 06:00 e deri në 23:40, do të bëhet testimi i dytë i shndërrimit të të gjithë unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për vetura.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.