Metro

Shpërthen bombola e gazit në parkingun nëntokësor në Prishtinë, nuk ka të lënduar

Foto: Driton Paçarada / KOHA
 

Një bombol gazi ka shpërthyer para pak minutash në vendpunishten e parkingut nëntokësor në Prishtinë, në oborrin e Universitetit të Prishtinës, kanë bërë të ditur për KOHËN, dëshmitarët e ngjarjes.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe menjëherë, në vendpunishte janë mbyllur dyert.