Arbëri

Prishtina dikur dhe tash në një kornizë

Fotografi, Arben Llapashtica, ka krijuar dhjetëra fotografi që sjellin Prishtinën e dikurshme dhe të tashme të shkrirë në një.

Përmes hulumtimit të arkivave dhe fotografimit të objekteve të njëjta, Llapashtica ka krijuar foto, ku dy periudhat gjejnë veten në një kornizë.

Së shpejti, ai do të organizojë një ekspozitë ku do të shfaqë gjithë krijimtarinë e tij.

E dy foto, ka ndarë me publikun qysh tash. Në foton e parë është sheshi “Skënderbeu” para Teatrit Kombëtar, ndërkohë fotoja e dytë është para ndërtesës së ish-Bankosit, ku tash janë të vendosura disa biznese.

Image