Metro

Mbyllet çerdhja “Dielli” në Prishtinë shkaku i rasteve me COVID-19

Foto: KOHA/Ilustrim
 

Është mbyllur Institucioni Parashkollor "Dielli" në Prishtinë, pas shtimit të rasteve pozitive me koronavirus. Ajo do të qëndrojë e mbyllur deri më 7 shkurt, derisa paraprakisht kanë qenë të izoluara vetëm disa klasë.

Të martën është marrë vendim edhe për mbylljen e Institucionit Parashkollor më të madh në kryeqytet, "Gëzimi Ynë".