Arbëri

Rama thotë se janë marrë masat e para për shkarkim të trafikut në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se janë marrë masat e para për shkarkimin e trafikut në Prishtinë. Sipas tij, kjo do të bëhet nëpërmjet një vendimi që është marrë sot për inicimin e projektit parcial të Rrugës “A”.

“Rruga ‘A’ është njëra ndër arteriet kryesore për shkarkimin e trafikut. Sot, në koordinim me Drejtorinë e Investimeve Kapitale morëm vendim për inicimin e projektit parcial të rrugës ‘A’, e cila do të ndihmojë dukshëm në shkarkimin e trafikut që Prishtina të frymojë më lirshëm”, ka shkruar ai në Facebook.

Rruga “A” është projekt i nisur qe një kohë të gjatë dhe vazhdimisht është përmendur si premtim për të shkarkuar trafikun në kryeqytet.

Kjo rrugë parashihet të lidhë lagjet “Mati 1”, “Veternik” dhe “Kalabria”.