Kryetari i Prishtinës ka arsyetuar emërimet në kabinetin e tij. KOHA ka raportuar të enjten se kryetari Përparim Rama po shkel Ligjin për Kryeqytetin, pasi ka emëruar tetë këshilltarë e që me këtë ligj, neni 15, specifikohet se kryetari i Prishtinës ka të drejtë të emërojë vetëm deri në pesë këshilltarë.
Në njoftimin e parë zyrtar, Rama nuk pati treguar se sa janë këshilltarë të brendshëm dhe sa të jashtëm, dhe vazhdon njëjtë të mos tregojë se cilës kategori këshilltarësh u takojnë emrat që ka publikuar.
Në një njoftim të premten nga komuna është thënë se bazuar në Ligjit e Kryeqytetit, kryetari “ka emëruar me vendim 5 këshilltarë të brendshëm në kabinetin e tij”.
“Ndërsa, për këshilltarë të jashtëm, ligji nuk parasheh dhe as përcakton se sa të tillë munden me ju bashkangjitë ekipit të kryetarit, për ta udhëzuar e ndihmuar gjatë proceseve të realizimit të projekteve, pasi që nuk paguhen prej buxhetit të Komunës, por nga donatorë të jashtëm”, thuhet tutje.
Arkitekti Arbër Sadiki kryeson listën e drejtorëve të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama. Ai në këtë pozitë u ftua si ekspert i pavarur për të udhëhequr Drejtorinë e Urbanizmit, raporton KOHA.
Mimoza Sylejmani, nga Zyra e regjenerimit urban në kohën e shpend Ahmetit, angazhimin e saj do ta vazhdojë si drejtoreshë e planifikimit.
Punën do ta vazhdojë edhe Valbona Makolli, kësaj radhe si e pavarur e në krye të Drejtorisë së Financave.
Rama ka ftuar edhe vajzën e Anton Çettës, Donika, për të udhëhequr Drejtorinë e Parqeve.
Drejtori i Shëndetësisë Izet Sadiku e ,e vetëm 1 votë në Kuvendin Komunal, Lëvizja për Bashkim ka arritur që të marrë Drejtorinë e Mirëqenies Sociale.
Ish-nënkryetari Muhedin Nushi është këshilltari i parë i publikuar nga Rama. Përveç Nushit dhe 7 këshilltarëve të tjerë të publikuar, në zyrat e komunës së këshilltar i tetë sillet edhe Bajram Gecaj.
Ndërsa Ligji thotë:
“Ligji nr. 06/l-012 për Kryeqytetin e Republikës së Kosovës, Prishtinë, neni 15, paragrafi 3, ka paraparë që kryetari mund të emërojë deri në pesë (5) këshilltarë, të cilët e këshillojnë në ushtrimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij, të cilët i emëron dhe i shkarkon kryetari”.
rpari