Arbëri

Prishtina me shumëfish më shumë raste aktive me COVID-19 se komunat e tjera

Komuna e Prishtinës aktualisht ka numër shumë më të madh të rasteve aktive me COVID-19 se të gjitha komunat e tjera të Kosovës.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i rasteve aktive me COVID-19 në kryeqytet ka shkuar në 1,328, derisa pas Prishtinës më shumë raste ka Mitrovica me 245, e Prizreni me 191 raste aktive.

Ferizaj ka 188, ndërkaq Gjakova ka 148 raste aktive me koronavirus.

Numri i rasteve ditore me COVID-19 në Kosovë po vazhdon të rritet dita-ditës këtë muaj. Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 585 raste pozitive në tërë Kosovën.