Arbëri

Këto janë ndryshimet e para që ka bërë Rama brenda komunës

Lëvizja e disa kolltukëve në hollin e Komunës së Prishtinës, e duke vendosur një divan tjetër, janë ndryshimet e para brenda objektit që ka ndërmarrë kryetari i ri, Përparim Rama.

Siç ka mësuar KOHA, ky vendim erdhi pasi Rama i ka thënë stafit se “këtu nuk kam ardhur për të fjetur”.

Ky ndryshim i vogël erdhi pas takimeve që ka bërë Rama me stafin e komunës.

Në një përgjigje për KOHËN, Rama ka treguar edhe punët e para që ka bërë nga dita e djeshme, kur edhe u betua.

“Jam në proces të takimit me gjithë stafin e komunës, për të ju treguar misionin tonë dhe pikat e radhës. Normal në kohën e dimrit jemi takuar edhe me kompani të ndryshme për të mundësuar që qyteti të vazhdojë lirshëm dhe lirshëm e të jetë i sigurt për çdo qytetar. Pra këto janë ato punë, prioritetet tona në këtë kohë”, ka thënë Rama.

Ndryshe, në ditën e dytë të punës së tij, Rama priti në një takim kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

{gallery}