Metro

81.7% e qytetarëve në Prishtinë jetojnë në shtëpi të vjetra, 15.1% në shtëpi të shkatërruara

FOTO: EO
 

Komuna e Prishtinës ka bërë prezantimin e hulumtimit “Vlerësimi i nevojave të familjeve të skemës sociale”, qëllimi i të cilit është paraqitja e një pasqyre të qartë të gjendjes sociale reale në Prishtinë dhe ndërtimi i politikave për përmirësimin e gjendjes aty ku ka nevojë. Ky hulumtim është nisur më 17 maj të këtij viti dhe ka përfunduar me 15 nëntor.

Ky hulumtim është kryer në bashkëpunim me Drejtorinë për Mirëqenie Sociale në Komunën e Prishtinës me Departamentin e Psikologjisë në Universitetin “Hasan Prishtina”.