Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në vijim të vaksinimit të nxënësve me vaksinën kundër COVID-19, MSH-ja ka organizuar për të premten ekipe mobil për vaksinimin e nxënësve në Shkollën e Mesme "Eqrem Qabej" në Prishtinë.
Vaksinimi bëhet në bashkëpunim me drejtuesit e shkollës dhe zhvillohet nga ora 08:00 në mjediset e kësaj shkolle.
“Prindërit ose kujdestarët ligjorë të nxënësve që do të vaksinohen, janë të mirëpritur, nëse duan për të përcjellë nga afër vaksinimin, sikurse edhe mediat”, thuhet në njoftim.