Arkitekti Bekim Ramku ka analizuar programin më të cilin fitoi arkitekti Përparim Rama në garën për Komunën e Prishtinës.
Ramku në një intervistë në emisionin “038”, tha se të gjitha ato që i ka premtuar Rama gjatë fushatës janë të realizueshme, por disa më vështirë për shkak të kostos së lartë.
“Prej programit, besoj që shumë gjëra janë të realizueshme, si panot solare nëpër kulme, largimi i azbestit, diçka që duhet të bëhet, i ka prekur disa gjëra që bëhen shpejt dhe lehtë. Zvogëlimi i shpejtësisë nëpër lagje për shembull. Janë pastaj disa gjëra prej planit të mobiletitit, që edhe ato realizohen”, ka thënë ai.
Ramku foli edhe për projektet e mëdha, që janë nënkalimet e mbikalimet. Pastaj projektet tjera me vlera milionëshe, e për të cilat duhet kredi.
“E për këto duhet edhe miratimi i Qeverisë”, tha ai. “Kosova ka kaluar kohën kur merrte grante, tash i duhen kredi dhe për këtë ka shumë kushte”.