Metro

105 raste aktive me koronavirus në Prishtinë

 

Në Prishtinë aktualisht janë 105 raste aktive me koronavirus, duke u renditur si komuna e parë në nivel vendi.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, Ferizaj ka 38 raste aktive, pasuar nga Prizreni me 31 raste, Gjilani 25, Kamenica 24, Klina 23, Peja 22, Kaçaniku 16, Drenasi 15, e të tjera.