Arbëri

Kandidatja e Nismës për asambliste ankohet se nuk e mori as votën e vet

Kandidatët për asamble në zgjedhjet lokale të 17 tetorit po raportojnë për parregullsi në këtë procesor zgjedhor. Njëra nga to është edhe kandidatja e Nismës Socialdemokrate në Prishtinë, Lejla Gashi.

Ajo përmes një postimi në Facebook pretendon se nuk e mori as votën e vet në vendvotimin ku ka votuar ajo, 1924E/02R, dhe për këtë ka ofruar foto si dëshmi.

“Procesi zgjedhor i së dielës lë shumë për të dëshiruar, duke ditur se parregullsitë kanë dominuar në shumë prej vendvotimeve në Prishtinë, e një prej shembujve është vendvotimi im, që unë si kandidate kam votuar vetën, ndërsa në FRK kam rezultuar me asnjë votë. Unë do të ngre zërin për votën time, dhe për votat e tjera që ju mi keni besuar, duke u zotuar se deri në fund do të luftoj ligjërisht përmes ankesave që vullneti juaj të zbatohet deri në fund”, ka shkruar ajo në Facebook.

Sipas të dhënave të KQZ-së, në këtë vendvotim, Nisma mori 17 vota për Kuvend Komunal.

 

Të dashur familjarë, miq e dashamirë, Fillimisht dua të ju falenderoj për besimin e dhënë në zgjedhjet e së dielës,...

Posted by Lejla Rama-Gashi on Thursday, October 21, 2021