Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër dhe pasnesër do të asfaltohet rruga “Muharrem Fejza”.
“Bëjmë apel për qytetarët që të mos parkojnë veturat, ose ata që kanë të parkuar veturat në atë rrugë të i largojnë. Kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët për këtë kërkesë”, thuhet në njoftimin e komunë.s
“Muharrem Fejza” është rruga më e përfolur në kryeqytet për sa i përket problemeve me infrastrukturë e komunikacion.