Prishtina është komuna me më së shumti raste aktive me koronavirus në nivel vendi.
Aktualisht janë 236 raste aktive, pasuar nga Gjilani me 76 raste aktive, Prizreni 74, Ferizaj 66, Mitrovica 61, Rahoveci 60, Klina 54, Kaçaniku 51, Drenasi 50, Peja 40, Suhareka 39, Lipjani 39, e të tjera, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 4 të vdekur nga koronavirus, derisa nga 2.481 testime, 12 persona kanë rezultuar pozitivë. Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 77 pacientë.