Arbëri

Tri lagje të Prishtinës mbesin sot pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se sot do të ketë punime teknike në gypin magjistral Badoc-Prishtinë, me ç’rast nga ora 10:00 deri në 18:00 do të ketë reduktime.

Pa ujë do të mbesin Lagjja e Spitalit, Mati 1 dhe Bregu i Diellit në Prishtinë.

“Ua kujtojmë se, kur kemi punime të tilla në gypa më të mëdhenj, në moment që uji vjen në krojet tuaja duhet lënë të rrjedhin për pak minuta për shkak që mund të vjen i turbullt , deri në shpëlarjen e linjës”, thuhet në njoftim.