Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prishtina e para për nga numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë

Prishtina është komuna me më së shumti raste aktive me koronavirus në vend.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në kryeqytet janë 754 raste aktive, pasuar nga Prizreni që ka 377 raste, Peja 232, Fushë-Kosova 231, Ferizaj 230, Mitrovica 195, Gjilani 194, Podujeva 187, Klina 178, e të tjera.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

MSH-ja ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 5 raste të vdekjes nga koronavirusi në Kosovë, derisa janë shënuar 77 raste pozitive.